Ndarja nga jeta e Vera Zhejit, reagon presidenti Begaj: Zëri ikonik i Radio Tiranës! Do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës.

0
455876803_475758788563230

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetares dhe aktores së mirënjohur, Vera Zheji.

Kreu i Shtetit shprehet se Vera Zheji ishte zëri ikonik i Radio Tiranës dhe se do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës.

“U nda nga jeta Vera Zheji, zëri ikonik i Radio Tiranës.

Një grua që pothuajse është e vështirë që të ketë të ngjashme në cilësinë e gazetares, spikeres dhe gruas me mendje të lirë.

Spikere, gazetare, aktore dhe pedagoge e Fjalës Artistike në Institutin e Lartë të Arteve, Vera Zheji do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës”, shkroi presidenti Begaj.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading