Rrezik tribune, Kieza studion “arratinë” nga Juventusi.

0
kieza

Përjashtimi nga skuadra e parë për Federiko Kiezën konfirmon linjën e drejtorit Xhuntoli dhe teknikut Tiago Mota. Anësori italian e di prej disa kohësh që është jashtë projektit të ri dhe me një kontratë që skadon në vitin 2025, ai duhet të shitet deri në fund të gushtit për të mos e humbur pa fituar asgjë sezonin e ardhshëm.

Bardhezinjtë janë gati ta japin për një shifër afër 25 milionë euro, pra aq sa rëndon në bilanc lojtari. Por është e qartë se skenari i ri me rrezikun e një sezoni në tribunë mund t’i japë shtysë vetë lojtarit që të zgjedhë të largohet menjëherë.

Inter dhe Milan mbi të gjitha janë të interesuar për lojtarin pasi edhe javën e kaluar menaxheri i tij Fali Ramadani u takua me drejtuesit milanezëve për të verifikuar mundësinë e një transferimit të mundshme. Vështire që Kieza të përshtatet si duhet me 3-5-2 e Inzagit, teksa duket i duhuri për 4-3-3-shin milanist. Vetë lojtari mund të shtyjë për Romën nëse verdhekuqtë shesin Dibalën.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading