U ndal vetëm 16 km larg bregut shqiptar vitin e kaluar, Eva Buzo përfundon sfidën përshkon 92 kilometra me not.
Notarja Eva Buzo ka përfunduar me suksese sfidën e saj nga brigjet e San Focca deri në Gadishullin e Karaburunit. Ajo dhe ka prekur tokën shqiptare në një nga gjiret e Karaburunit, në afërsi të kepit të Gjuzës.
Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë Shqiptare e cila, sfidën të cilën e la në mes vitin e kaluar për shkak të komplikacioneve, sot rrugëtimin e ka përfunduar , duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike.
Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant. Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 34 orësh .
Në momentin e mbërritjes Eva nuk ka qenë në gjendje të flasi për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa .Gjendja e saj është shumë e mirë .