Thellohet lufta e klaneve në PS para Kongresit, Edi Rama në dilemë për të spastruar qeverinë nga të goditurit e SPAK.

0
775

Kongresi i Partisë Socialiste që pritet të mbahet këtë të dielë, duket se do të thellojë divergjencat që ekzistojnë brenda kësaj partie. Prej kohësh ka një luftë të fortë të heshtur midis palëve, ku shpeshherë eksponentë socialistë ushqejnë portale kundër armiqve të tyre brenda partisë, ndërsa PS është në udhëkryq, pasi koha e gjatë e qëndrimit në pushtet ka prodhuar një qeverisje të kompromentuar. Erion Veliaj duke qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për këtë qark, ka krijuar një zonë të “minuar” rreth vetes, ku vetë kryeministri Edi Rama e shikon me xhelozi protagonizmin e tepruar të produktit të tij politik.

Përpara kësaj situate, në lojë ka hyrë zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila ka krijuar kundra forcë kundrejt kryebashkiakut Erion Veliaj. Deklarata e zonjës Balluku, se në PS është vetëm Edi Rama dhe se të tjerët janë vetëm shokë e shoqe, ishte një paralajmërim për Veliajn dhe një lëpirje për kryeministrin Edi Rama, pasi ethet e Kongresit socialist kanë vënë nën terror gjithë kupolën drejtues të Partisë Socialiste. Sot janë dukshëm dy klane dhe një grupim brenda PS. Klani i kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ka rreth vetes rreth 15-20 deputetë. Si dhe klani i ministres së Energjisë dhe Transporteve, Belind Balluku, që deri dje ka pasur mbështetjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili u largua nga politika për shkak të problemeve me drejtësinë dhe ndërkohë mbështet nga enturazhi i drejtorëve të rëndësishëm që ka pas vetes dhe ii përdor në fushatë elektorale, si ai i Rrugëve, KESH, OST apo Hekurudhave, etj. Madje pjesë e klanit Balluku është edhe ish-ministri Damian Gjiknuri. Sakaq brenda Partisë Socialiste është edhe një grupi, që drejtohet nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Ky i fundit ja ka arritur më së miri të konsolidojë pozitat brenda partisë, duke gëzuar një reputacion mes socialistëve.
Kulisat

Megjithatë për t’u kthyer tek lufta e klaneve, duhet theksuar se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet përballë një gjendje kaotike sa i takon aferës së inceratorët të Tiranës dhe dosjes “5D”. Ish-zv/kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku për rreth 3 orës është marrë në pyetje nga SPAK, në lidhje me hetimet që po kryhen për dosjen “5D”. Burimet thonë se zoti Mazniku pritet të arrestohet, pasi dyshohet se ka firmosur çdo gjë në Bashkinë e Tiranës. Nga ana tjetër, edhe zv/kryeministra Belinda Balluku duket se ka telashe. Zonja Balluku është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ndërsa nën hetim apo që janë arrestuar janë edhe stafi i saj, sikundër janë drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, si të përfshirë në tendera korruptive.

Të ndodhur përballë kësaj situate, Kongresi i PS i shtyrë disa erë nga kryesocialisti Edi Rama, pritet të sjellë spastrime në qeveri sa i takon ministrave që kanë dosje në SPAK dhe ndryshime radikale në lidhje me drejtuesi politike të qarqeve të Partisë Socialiste, sfida këto që vijnë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Pra e gjithë kjo panoramë tregon se PS i ngjan më shumë një “mine me sahat” që pritet të shpërthej nga momenti në moment. Madje fakti që në Kongresin e Partisë Socialiste këtë të dielë mund të ketë surpriza, e tregon edhe fakti që shumë portale e media po sponsorizohen nga klanet brenda PS për të sulmuar kundërshtarët, sikundër ka ndodhur ditët e fundit me një drejtues të rëndësishëm të qarkut, i cili është sulmuar egërsisht, vetëm e vetëm se pritet që të ketë rol kyç në parti e qeveri. Sidoqoftë mbetet të shihet këtë të dielë se çfarë do të ndodhë më konkretisht, pasi kryeministri Edi Rama është person që i pëlqen të suprizojë dhe dalë kundër rrymës.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading