Pas kryeministrit të Shqipërisë edhe presidenti i Serbisë “non-grata” për demokratët e SHBA, ministri i Jashtëm serb ankohet kundër Kurtit.

0
politike-

Pas kryeministrit të Shqipërisë edhe presidenti i Serbisë “non-grata” për demokratët e SHBA, ministri i Jashtëm serb ankohet kundër Albin Kurtit, pazari Rama-Vuçiç me Trump përmes sekserit Grenell rrezikon raportet me presidencën e re amerikane.

Prania e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike në Çikago ka ndezur debate të forta në Shqipëri dhe Serbi. Gazeta “SOT” raportoi në shkrimin e fundit se kryeministri Edi Rama nuk ka patur asnjë ftesë në konventën që u mblodh të hënën në Çikago, për të nominuar zyrtarisht kandidaten e tyre për president Camala Harris. Por e njëjta gjë ka ndodhur edhe për aleatin e tij të ngushtë në rajon Aleksandër Vuçiç. Mediat serbe “Danas” raportoi se asnjë zyrtar në Serbi nuk ishte i pranishëm në këtë takim të rëndësishëm në SHBA. Ftesën që SHBA i bëri Albin Kurtit, as Rama dhe as Vuçiç nuk e përtypën dot. Presidenti serb sulmoi ashpër liderin kosovar duke nxjerrë në publik ministrin e tij të Jashtëm, ndërsa kryeministri Rama përgatiti sahanlëpirësit e tij mediatikë, të cilët 24 orët e fundit monitoronin dhe publikonin çdo lajm e shpifje kundër Albin Kurtit.

Konventa e Partisë Demokratike që la jashtë dyshen Rama-Vuçiç demaskon dhe pazaret e tyre me ish-presidentin Donald Trump përmes serbo-rusit Richard Grenell. Mund të jenë këto marrëveshje të fshehta që kanë hedhur në erë raportet me “presidencën e re amerikane”. Rama dhe Vuçiç shpresojnë se lojtari pro-serb, një mbrojtës i fortë i “non gratave”, do t’i shpëtojë nga ofensiva amerikane, nëse Donald Trump rikthehet në krye të Shtëpisë së Bardhë, pasi ka zëra se manjati do t’i besojë Grenellit udhëheqjen e Departamentit të Shtetit. Piketat e para të këtij pazari Rama-Vuçiç-Donald Trump u hodhën para disa muajsh, ku u zbuluan planet e dhëndrit të ish-presidentit amerikan,Jared Kushner, i cili synon të investojë në bregdetin shqiptar, si edhe në Beograd. Marrëveshjet janë mbyllur dhe rol kryesor për t’i vulosur luajti Grenell.

Vuçiç nxjerr ministrin e Jashtëm të sulmojë Kurtin

Pyetja është, po nëse nuk fiton Donald Trump? Sondazhet tregojnë se Camala Harris dominon pothuajse në të gjitha zonat dhe fitorja e saj është e padiskutueshme. Vuçiç dhe Rama janë futur që tani në “listën e zezë” të presidencës së re amerikane. Presidenti nuk u përmbajt nga kjo lëvizje e demokratëve të SHBA dhe nxori ministrin e Jashtëm Marko Gjuriç që të bëntë “copë” Kurtin. Madje Gjuriç i dërgoi një letër presidentit të Institutit Nacional Demokratik, Kofman Ëits , në të cilën ai ndër të tjera theksonte se është shumë shqetësuese dhe zhgënjyese që Albin Kurti që sipas tij njihet gjerësisht si shkelës i të drejtave të njeriut dhe demokracisë themelore me vlerat dhe që ka ushtruar vazhdimisht praktika që minojnë interesat dhe praninë e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, i jepet mundësia të promovojë politikën e saj të rrezikshme dhe axhendën etno-nacionaliste.

“Më lejoni t’ju kujtoj se këto aktivitete destabilizuese, përfshirë distancimin e vazhdueshëm nga dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe refuzimin për t’u harmonizuar me Uashingtonin, janë dënuar ashpër nga zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të SHBA-së dhe BE-së”, tha Gjuriç.

Debati në Serbi

Bojan Pajtiç, profesor në Universitetin e Novi Sadit, i cili si kryetar i DS-së në vitin 2016 shkoi në kuvendin e demokratëve u shpreh për median serbe “Danas” se është e pakuptimtë dhe në kundërshtim me të gjitha protokollet dhe zakonet që ministri i Jashtëm të shkruajë. letra drejtuar palëve. “Adresa e tij mund të jenë institucionet shtetërore, jo partitë. Demokratët amerikanë ftojnë në kuvendet e tyre ato organizata politike me të cilat ata bashkëpunojnë. Ftojnë edhe festa nga Serbia dhe gjithmonë kanë qenë të ftuar jo në ngjarje të tilla si mysafirë të huaj”, shpjegon ai.

Pajtiç shtoi se SNS si organizatë mund t’i kishte shkruar adresës së NDI-së, jo ministrit të Jashtëm. “Plogështia e zyrtarëve tanë shtetërorë, sigurisht që shkakton tallje në botë. Është për të ardhur keq që njerëz të tillë na dorëzojnë diku”, thotë Pajtiç. Nga ana tjetër Fatmir Seholi, drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, në një prononcim për Danas rikujton se Kurti ishte ftuar nga NDI për të marrë pjesë në konventë si kryetar i Vetëvendosjes. Ai shton se Kurti nuk është i vetëm dhe se ka edhe përfaqësues të dy partive të tjera politike nga Kosova, DSK dhe DPK. “Gjuriç nuk ka të drejtë të zemërohet, sepse të jesh i zemëruar vetëm mund të dëmtojë shëndetin tënd”, ironizon Seholi.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading