71.5% e eksporteve drejt BE-së, Italia partneri kryesor.

0
140x570

Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian zunë 57.9 %, të vëllimit të tregtisë në periudhën janar-korrik të këtij viti. Sipas raportit për tregtinë e jashtme të publikuar nga INSTAT së fundmi, eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 71.5 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zunë 51.9 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 28.6 %, Turqia me 8.2 %, Kina me 7.7 % dhe Greqia me 7.3 %. Në këtë shtatëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 233 miliardë lekë, duke u ulur me 14.5 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 526 miliardë lekë, duke u rritur me 3.2 %, krahasuar me një vit më parë. Defiçiti tregtar arriti vlerën 293 miliardë lekë, duke u rritur me 23.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023-shit.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading