Vizita e shefit të CIA-s që “shkundi” Ballkanin.

0
-80-859

Pas paralajmërimeve se Rusia po tenton destabilizimin e Ballkanit, shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka qëndruar për vizitë gjatë kësaj jave në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë.

Në Prishtinë, kryespiuni amerikan u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, por askush nga palët nuk u deklarua rreth këtij takimi i cili zgjati rreth një orë gjatë së enjtes.

Po ashtu, nga ndërtesa e objektit të presidencës është parë duke dalur edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ka thënë se shteti i tij është sfiduar në disa aspekte nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti.

Ndërsa SHBA-ja dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian kanë kritikuar disa vendime dhe veprime të ndërmarra nga Qeveria e Kurtit për Urën e Ibrit në Mitrovicë, meqë janë konsideruar si “të njëanshme” dhe “të pakoordinuara”.

Vizita e një prej figurave qendrore në administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, vjen ndërsa Uashingtoni synon t’i zbusë tensionet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe kërcënimet secesioniste të autoriteteve pro-ruse në Republikën Sërpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë.

Në Sarajevë, Burns e takua me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe me ministrin e Jashtëm të BeH-së.

Pas kryeqytetit boshnjak, Burns vizitoi Serbinë më 21 gusht, derisa për këtë vizitë nuk janë dhënë fare informacione zyrtare. Presidenca dhe Qeveria e Serbisë thanë se nuk kanë asnjë informacion zyrtar.

Ndryshe, në raportin e parvjetshëm të vlerësimit të kërcënimeve globale të sigurisë, në mars, komuniteti i inteligjencës amerikane paralajmëroi ngritje të nivelit të rrezikut nga përshkallëzimi i mëtejmë i dhunës në rajonin e Ballkanit Perëndimor përgjatë vitit 2024.

Gjithashtu, ndonëse nuk përmendet drejtpërdrejtë, sulmi terrorist i 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjë të Zveçanit në Veri të Kosovës, ku u vra një polic i Kosovës, u mor për referencë në raportin e inteligjencës amerikane mbi vlerësimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor për vitin 2024.

“Përleshjet ndërmjet nacionalistëve serbë dhe autoriteteve kosovare çuan në vdekje dhe plagosje, duke përfshirë lëndimet e paqeruajtësve të NATO-s në vitin 2023”, kujtoi atëherë inteligjenca, duke veçuar përpjekjet e Rusisë për t’i shtuar tensionet”, thuhet në raport.

Në vazhdimësi thuhet se perspektiva e rrëshqitjes drejt skajeve të krizës nuk mund të izolohet; derisa u krijohet mundësia lojtarëve lokal serbë të lidhur me interesat ruse të zgjerojnë hijen kërcënuese dhe të provokojnë konflikte ndëretnike.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading