Idajet Beqiri: Ja si Ramiz Alia dhe Sali Berisha rekrutuan Ilir Metën, bizneset e fshehta me naftën, kromin.
Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gjatë një reagimi për gazetën “SOT”, zoti Beqiri zbulon se si Ramiz Alia dhe Sali Berisha rekrutuan Ilir Metën dhe që më pas e infiltruan brenda Partisë Socialiste për ta përdor për interesat e tyre personale dhe klanore në fund të viteve ’80 dhe fillim të viteve ’90. Po ashtu, avokati i njohur Beqiri gjatë reagimit për kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, tregon edhe bizneset e fshehta të Metës me naftën, kromin, hidrocentralet dhe 51 guroret e Shqipërisë, që siç thekson ai, i posedon presidenti i PL. Ndërkohë Beqiri jep detaje edhe se si ish-presidenti Meta i blinte ministrat e zv/ministrat dhe vrasjet ku del emri i tij.
Ja reagimi i plotë i avokatit të njohur, Idajet Beqirit për gazetën “SOT”
Krimet e çiftit Meta-Berisha
Krimet e Ilir Metës, sikurse dhe të Sali Berishës, në këtë vend nuk kanë të mbaruar. Është njeriu që bashkë me familjen e tij, parë në pikëpamjen e korrupsionit dhe shkatërrimit të komplet kësaj pasurie kombëtare të shqiptarëve. Një vend nga më përrallorët e Europës, të katandin në vendin më të varfër të Europës. Protagonistin kryesor në këtë varfëri ka Ilir Metën me hajdutëritë e tij. Nuk ka lënë sektor, fabrikë, pasuri të madhe kombëtare, duke filluar nga kromi i Shqipërisë, nga nafta e Shqipërisë, nga bankat e Shqipërisë, nga pasuritë e tjera kombëtare të këtij vendi, nga hidroenergjetike e Shqipërisë dhe nga hidrocentralet e këtij vendi, pasurinë e këtyre pa e grabitur dhe pa e çuar ne xhepin e bandës së vetë. Unë do ta konsideroja si një organizatë kriminale, në kuptimin e vërtetë të fjalës pasi LSI-ja u krijua si një biznes, is një shoqatë që do të bëj biznes dhe që do të përfitoj sa të mundet nga të dyja krahët. Dhe përfitoi sa mundi, herë nga PS e herë nga PD, me 20%-shin e pushtetit që mori, të cilin e shfrytëzoi në maksimumin e vetë dhe për të shitur vende pune. 20% të vendeve të punës, për të shitur dhe 20% të posteve në vendeve të punës dhe në administratën e lartë të shtetit e deri në ministra e zv ministra, të gjitha i blinte dhe i shiste. Për të bërë krime të tilla, kanë arritur dhe kanë vrarë. Ilir Meta me LSI-në e tij, kanë vrarë për naftën e Shqipërisë, kanë vrarë në aferën e ‘CEZ-DIA’, kanë vrarë në guroret e Shqipërisë. Në 51 gurore janë 9 të vrarë në guroret në Shqipëri që administron Ilir Meta me Monikën e vetë, këto pasuri të Shqipërisë dhe të Shqiptarëve. Kur vjen problemi, për turpin e të gjithë ne shqiptarëve me pikën e kulturës që nuk lexon dhe një libër, që ka manovruar në këto 30 e ca vite me 60 fjalë që di gjithsej, por vetëm se ishte bashkëpunëtor i shtetit.
Lidhjet e Ilir Metës me Ramiz Alinë
E mori Ramiz Alia dhe e futi te Sali Berisha fillimisht dhe pastaj Saliu e dërgoi te PS për të bërë këtë llumhane që e bënë në 30 vite në këtë vend. Ende një njeri i tillë, t’i marr të gjitha llojet e posteve të Shqipërisë e deri te President Republike dhe ne t’i themi vetes që jemi shqiptar, të kulturuar e me tradita. Meta do të ngelet turpi jonë dhe këtë do ta vuajmë shumë. Këto 30-vite me politikanë të tipit të Ilir Metës që urdhëronin dhe shikonin vetë, se çfarë bën dhe si është katandisur e si nuk ka pikën e cipës që të paktën në raport me Shqipërinë dhe shqiptarët, të ketë një ndërgjegje, të mos i bëj këto veprime sepse i vras këta njerëz që më kanë patur president për kaq kohë, e kryeministër e tjerë se do të thotë se çfarë kemi patur këtë njeri i dalë faze në çdo lloj aspekti. Ai nuk arrin dot të kontrollojë veten që të jetë sado pak normal, shumë pak në marrëdhëniet me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Një njeri i tillë luan e tallet edhe me SPAK-un, sepse ky i fundit i ka dosjet e tija të kompletuara dhe SPAK, nuk e dimë o i ha presionet o ka brenda element të Ilir Metës që i ka vendosur aty dhe kalimin e Vettingut ua dha Ilir Meta e ndaj ndonjërit prej tyre ka dosje dhe ia tund ato., ndryshe nuk ka ku merr kaq kurajo ky njeri sa të thotë se unë dhe bankat kam fuqi t’i mbyll.
Mesazhi për SPAK
Edhe SPAK-un unë e shkatërroj se e quaj organizatë kriminale dhe e minoj kur të dua unë. Ka dalë në këtë vend një herkul pa tru që e vodhi, e grabiti, e ç‘nderoi nga ana e drejtimit si shtetar këtë vend dhe tani bën rolin e të fortit, rolin e një njeriu që nuk pyet për institucione, që nuk pyet për opinione, për popull. Një video që publikon ai që hidhet nga maja e shkëmbit apo hidhet nga gropat me ujë nga malet që i ka marrë malet dhe njerëzit vërsulen me komente e nuk i lënë gjë pa i thënë. Nga të gjitha llojet e poshtërojnë, e urrejtje, etj. Dhe një njeri i tillë, të paktën lexon diçka dhe kur shikon që urrejtja është kaq e madhe e popullore, ndryshon sado pak taktikë e strategji në veprimet që bën por jo që të vazhdojë përsëri në të njëjtën situatë. Mirëpo, ai do të vazhdojë përderisa edhe SPAK, nuk do të vihet në pozitat e asaj që presin e prisnin shqiptarët në raport me korrupsionin e lartë shtetëror. Me korrupsion të lartë shtetëror, kam parasysh, president, ish-president, kryeministër, ish-kryeministra. SPAK-u po gërvisht dhe nuk po operon me spatën e Dardanit, që të bëj qelizmën e thellë siç e do ky krim që është zhvilluar kaq shumë në këtë vend dhe që na ka sjellë kaq shumë pasoja në këtë vend. SPAK-u po nuk preu kokën e Ilir Metës dhe të Sali Berishës, mos të na gënjejë mendja se i mbushi mendjen shqiptarëve që po lufton krimin e organizuar, e që po lufton korrupsion e lartë shtetëror.
Idajet Beqiri: Ja si Ramiz Alia dhe Sali Berisha rekrutuan Ilir Metën, bizneset e fshehta me naftën, kromin, hidrocentralet dhe 51 guroret e Shqipërisë, si ish-presidenti i blinte ministrat e zv/ministrat dhe vrasjet ku del emri i tij.