Takimi me shefin e CIA-s, reagon për herë të parë Vuçiç dhe zbardh detaje nga biseda.

0
750x375

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të shtunën në Beograd se e ka zhvilluar një bisedë “shumë të dobishme dhe të mirë” me drejtorin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns.

Burns e vizitoi Serbinë më herët gjatë kësaj jave dhe Vuçiç i quajti “qesharake” komentet se vizita e zyrtarit të lartë amerikan ishte mbajtur e fshehtë në Serbi, derisa në Bosnje e Hercegovinë ishte transparente, sipas agjencisë serbe të lajmeve, Beta.

“E dini, bisedoni me të ftuarit tuaj dhe shikoni nëse publikut i pëlqen apo jo… Ne, si një vend serioz, menduam se ishte mënyra më e mirë e mundshme, dhe amerikanët, si vendi më serioz në botë së bashku me Kinën, menduan se ishte mënyra më e mirë e mundshme për të monitoruar vizitën”, tha Vuçiç.

Deri para deklaratës së Vuçiçit të shtunën, askush nga zyrtarët në Serbi apo SHBA nuk e konfirmuan e as mohuan vizitën e Burnsit në Beograd.

Vuçiç shtoi se temat e bisedës së tij me shefin e CIA-s ishin “të rëndësishme për të ardhmen” e rajonit dhe të Serbisë, dhe se takimi mes tyre ishte “i denjë” dhe “i rëndësishëm”.

Më 23 gusht, Burns e përfundoi një vizitë dyditore në Kosovë, pasi më parë kishte vizituar Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë.

Qeveria e Kosovës e vlerësoi vizitën e shefit të CIA-s në Prishtinë si “moment të rëndësishëm historik” në raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së .

Burns u takua në Prishtinë edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading