Opozita dhe Këshilli i Legjislacionit në “luftë” për mandatin e Olta Xhaçkës, nesër Kuvendi vendos.

0
640-0

Kuvendi pritet që të nisë punë këtë javë. Mësohet se përpara nisjes së sesionit të ri, Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, ku do të shqyrtohet dërgimi i mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese. Kërkesës së opozitës për seancë të jashtëzakonshme, kryeparlamentarja Elisa Spiropali iu përgjigj me mbledhjen e Këshillit në datën 27 gusht, pra nesër. Aty do të vendosë dhe se si do vijojnë procedurat, ndërsa seanca e parë e Kuvendit parashikohet më 2 shtator.

Nga ana tjetër, edhe opozita ka paralajmëruar tone të larta me rikthimin e seancave, qoftë me komisione hetimore, dosje në prokurori, por edhe me kërkesa për heqjen e mandateve të deputetëve që sipas tyre janë në konflikt të interesit. Risjellim në vëmendje se PD, më 7 gusht 2024, është shprehur se bazuar në një kërkesë të deputetëve të opozitës, Gjykata Kushtetuese ka theksuar se Kuvendi nuk ka respektuar vendimmarrjen e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, në kundërshtim me detyrimin kushtetues që buron nga neni 132 i Kushtetutës dhe se ky refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin e një krize kushtetuese që jo vetëm cenon themelet e shtetit demokratik.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese duket se ka nxitur 28 deputetë të opozitës që të kërkojnë mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, për heqjen e mandatit të Xhaçkës. Ata akuzojnë mazhorancën se në tentativë për të mbrojtur Xhaçkën kanë vënë në dyshim rolin dhe funksionin e Gjykatës Kushtetuese. Më tej, në kërkesë theksohet se mbledhja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga një prej subjekteve kushtetuese është e detyrueshme për Kryetaren e Kuvendit, që ka vetëm një përgjegjësi që datën e sesionit ta caktojë brenda periudhës “3 ditë nga paraqitja e kërkesës”.

Deputetët e opozitës theksojnë se është e papranueshme mbrojtja politike dhe pengimi ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke injoruar Kushtetutën dhe duke penguar zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ishte PD që bëri një kërkesë për t’i hequr mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, me pretendimin se bashkëshorti i saj ka përfituar pasuri publike me shpalljen si investitor strategjik nga Komiteti i drejtuar prej kryeministrit Edi Rama.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading