Kisha greke që sfidon gravitetin – më e shtrembër se Kulla e Pizës.
Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë qëndron e paprekur me një pjerrësi mbresëlënëse prej 17 gradësh.
Në fshatin e braktisur grek Ropoto, ekziston një kishë ortodokse që është më e shtrembër se Kulla e Pizës në Itali.
Ropoto është një fshat i vogël në Trikala, në Thesali, në shpatet e malit Karavula.
Kur është ndërtuar ka qenë në lartësinë 750 metra dhe sot i gjithë fshati është të paktën 40 metra më i ulët, për shkak të rrëshqitjeve të shumta që kanë prekur këtë zonë në 60 vitet e fundit.
Sot Ropoto është një “qytet fantazmë”, por Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë ende qëndron pa të çara, duke sfiduar gravitetin me një pjerrësi mbresëlënëse 17 gradë.
Kisha është e madhe dhe imponuese edhe aq e shtrembër ndërsa rrethina e saj e çuditshme e bën atë një pamje të pazakontë dhe mbresëlënëse. Interesante edhe për shkak të brendësisë së saj – muret janë krejtësisht të zhveshura, pa afreske.