“Memecët” e Parlamentit: Kush janë deputetët që u paguan pa hapur gojë.

0
-640-0-1722366048xpaloka-mesazh-843

Debati në sallën e Parlamentit vijon të jetë në shërbim të interesave politike dhe jo të qytetarëve. Këtë evidenton raporti i Institutit për Studimet Politike mbi efikasitetin e deputetëve në sesionin e shkuar.

Përsëri vihet re se numri i të ashtuquajturve “deputetë-memecë” vijon të jetë i lartë. 


Sipas raportit, në listë kryesojnë pothuajse të njëjtit deputetë si edhe në sesionet e kaluara parlamentare. Agron Çela i PS, Gledis Çeliku i PSD, Gertjan Deda i PSD, Niko Kuri PS/MEGA, Shkelqim Bullari i PS dhe Tatiana Piro e PS janë 6 deputetët më pak efikasë.

“Nga të dhënat monitoruese janë gjashtë deputetë që nuk kanë arritur të lënë “gjurmë parlamentare” në sesionin e fundit parlamentar, duke mos pasur asnjë angazhim personal në komisionet e Kuvendit dhe as në seancat plenare. Nuk është vetëm çështje statistikore (0 fjalime), por është shumë më komplekse, ata nuk kanë iniciuar asgjë, nuk kanë bërë asnjë propozim, nuk kanë folur për asgjë dhe nuk kanë ushtruar kështu pjesën më të madhe të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore parlamentare”, thuhet ne raportin e Institutit për Studimet Politike.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading