“Frida Krifca dhe bashkëjetuesi i saj ‘lundrojnë’ në pasuri”. Denoncimi i Vangjelit: Ja si përfitoi fonde publike.

0
2-5-1

Zëdhënësja anti-korrupsion për Partinë Demokratike Genta Vangjeli, ka denoncuar ditën e sotme një rast lidhur me pasurinë e ish-ministres së Bujqësisë Frida Krifca dhe bashkëjetuesit të saj. Sipas Vangjelit, Krifca dhe bashkëjetuesi kanë shtuar pasuritë e tyre gjatë kohës që karriera e ish-ministres lulëzonte.

Më tej Vangjeli dokumenton rastet kur bizneset e bashkëjetuesit të Krifcës rezultojnë përfitues të fondeve publike. Vangjeli thotë se SPAK duhet të hetojë pasuritë e ish-ministres duke vlerësuar shkeljen e ligjit për konfliktin e interesit dhe përfitimin e fondeve publike

Fjala e plotë:

DEKLARATË PËR SHTYP ZËDHËNËSJA ANTI-KORRUPSION NË PD, GENTA VANGJELI

Ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dhe ish-drejtoresha e AZHBR pas publikimit të skandalit me shpërdorimin e fondeve të BE, nën mbrojtjen e Edi Ramës nuk lihet jashtë rradhëve të administratës shtetërore dhe as nuk dorëzohet para drejtësisë.

Krifca dhe bashkëjetuesi kanë shtuar pasuritë e tyre gjatë kohës që karriera e znj.Krifca lulëzonte.

Kështu bashkëjetuesi deklaron pranë ILDKPI në 2020 tokë të shtuar arë 3 mijë m2 kundrejt vlerës 10 euro m2, ose total vlera 30 mijë euro, vendndodhja Farkë.

Fitim neto si subjekt tregtar 7.5 milion lekë ndërkohë që nga data e regjistrimit të këtij biznesi privat v.2019 deri tani nuk ekziston asnjë pasqyrë financiare e publikuar pranë QKB.

Biznesi tjetër aktiv i rregjistruar në v.2020 me pronar bashkëjetuesin e znj.Krifca, Lucom Projects shpk që ka të përfshirë në objektin e veprimtarisë edhe aktivitet tregtar të lidhur drejtpërdrejt me bujqësinë ndërkohë që bashkëjetuesja Krifca mbante detyrën zyrtare të Drejtorit të Përgjithshëm të AZHBR-së.

Lucom Projects shpk rezulton përfitues i fondeve publike konkretisht:

Sipas spending data, Bashkia Tiranë ka paguar këtë subjekt kundrejt vlerës totale 11 milion lek për vetëm 2 projekte kulturore “moving city Tirana 2022 dhe 2023”.

Përveç abuzimit me fondet e IPARD, SPAK të hetojë pasuritë e ish-ministres duke vlerësuar shkeljen e ligjit për konfliktin e interesit dhe përfitimin e fondeve publike edhe gjatë kohës së ushtrimit të detyrës shtetërore si ministër i Bujqësisë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading