500 punonjës të larguar nga puna. Arrihet marrëveshja me “Kurum”-in, ja çfarë u vendos.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, dhe një grup përfaqësues i punonjësve të “Kurum” kanë arritur marrëveshje në lidhje me çështjen e 500 punonjësve të larguar nga puna. Në mbledhje u arrit të negociohej që askush të mos pushohet nga puna dhe sa i përket pagesës askush nuk do të marrë më pak se 35 mijë lekë të rinj bruto në muaj dhe të gjithë do marrin dietat ushqimore për 22 ditë punë. Ata që do të jenë në punë do paguhen me 100% të pagës, kurse ata që do të jenë në shtëpi do të paguhen sipas kontratës kolektive, me jo më pak se 35 mijë lekë të rinj.
“Ky është një proces që ka ndodhur për disa vite për ‘Kurum’, edhe vjet ka qenë e njëjta gjë. Kemi kërkuar shpjegime nga kompania, ndërsa ditën e djeshme kemi pasur disa takime. Sot patëm një negociatë të fundit, ku arritëm në konkluzionin që asnjë punëtor të mos largohet nga puna për një afat ta pacaktuar. Askush nuk ka marrë më pak se 35 mijë lekë të rinj bruto në muaj dhe të gjithë do marrin dietat ushqimore për 22 ditë punë. Ata që do të jenë në punë do paguhen me 100% të pagës, kurse ata që do të jenë në shtëpi do të paguhen sipas kontratës kolektive, me jo më pak se 35 mijë lekë të rinj”, tha Llatja.