Mblidhet Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, PS-PD dakordësi për listën e dëshmitarëve.

0
-1200-630-1oni-731

Mbledhja e parë e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, pas zgjatjes së afateve me tre muaj, u zhvillua në ‘paqe’ mes opozitës dhe mazhorancës.

Ndonëse punimet e këtij komisioni në sesionin e kaluar parlamentar janë karakterizuar nga tensione e debate, pa shumë diskutime sot palët ranë dakord për shkresat e informacioneve dhe listën e re të dëshmitarëve. 


Puna do të vijojë për koncesionin e check up, ku pritet që të thirren si dëshmitarë të gjithë ish-drejtorët e QSUT që kanë shërbyer nga koha kur ka nisur zbatimin ky koncesion ( mars 2015). Pritet që të dëshmojë edhe drejtoresha aktuale e QSUT, Alma Cani. Në listë edhe Beqaj

Kryetarja Vokshi tha se në listë do jenë edhe ish-drejtorët e spitaleve rajonale Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, drejtori i Koço Gliozhenit, Traumës dhe anëtarët e grupit të punës së check up.

“Lista e dëshmitarëve. Këtë e kemi diskutuar dje gjatë në mbledhjen e kryesisë, jemi dakordësuar që meqë një pjesë e materialeve nga SPAK sa i përket check up, që arrijnë deri në 2019, ka ardhur vetëm disa ditë para, kemi vendosur që ta nisim me ata persona në listën e dëshmitarëve që nuk preken nga mungesa e këtij informacioni.

Propozimi është që të thërriten ish-drejtorët e QSUT, drejtoresha aktuale, ish-drejtoresha e spitalit Durrës, Traumës, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës, drejtori i Koco Gliozhenit, anëtarët e grupit të punës së check up, kanë qenë disa mjekë dhe mjekët që i kishim në listë para se të mbyllej sesioni i kaluar por nuk e bënë dot dëshminë”, tha Vokshi. 


Opozita dhe mazhoranca miratuan në seancën e 25 korrikut zgjatjen e afatit për komisionin hetimor për dy koncesionet sterilizimin dhe check up. I vetmi deputet që votoi kundër ishte socialisti Erion Braçe.

Koncensionet e Sterilizimit dhe Check-up-it janë prej disa kohësh çështje hetimore nga SPAK-u. Për çështjen e parë hetimet janë mbyllur, ndërsa janë nën arrest me burg ish-zv.ministri i shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe koncensionari Ilir Rrapaj, si dhe dyshohet për shkelje dhe shpërdorim detyre ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj. Ndërsa vazhdojnë hetimet për koncensionin e Check-up-it.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading