Belinda Balluku: Do monitorohet trafiku në të gjitha akset kryesore rrugore.

0
b5-1

Belinda Balluku, zv/kryeministres dhe ministre e Transportit e Energjitikës shkruan: “Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, përmes së cilës do të monitorohen 24 orë në 7 ditë të javës akset rrugore kryesore të vendit. Do të nisim fillimisht me monitorimin e 200 kilometrave të parë, ku përfshihen akset rrugore Tiranë-Elbasan dhe i gjithë aksi nga Tirana në Vlorë. Në këtë Qendër Monitorimi do të operojnë, për Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë , skuadra e ARRSH, për Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , skuadra e Urgjencës Kombëtare, për Ministria e Mbrojtjes, skuadra e Emergjencave Civile dhe për Ministria e Brendshme , skuadra e policisë Rrugore, të cilat në koordinim të plotë do të përpunojnë në kohë reale të dhënat të cilat do të vijnë përmes 150 kamerave që do të instalohen përgjatë akseve rrugore”.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading