‘Lum’ protestash për qeveri teknike? Bardhi zbulon strategjinë, ja dy drejtimet që do të ndjekë PD-ja.

0
640-0-1hi-848

Kreu i Grupit të PD-së Gazment Bardhi, 8 muaj para zgjedhjeve, ka folur rreth rrugës që do të ndjekë Partia Demokratike për të fituar. Bardhi tha se strategjia e PD-së do të ketë dy drejtime; e para aksioni politik për të imponuar garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe nga ana tjetër dhe organizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme.

“Së pari, sjellja në parlament diktohet nga sjellja e mazhorancës në raport me çështje të interesit publik apo me të drejtat e opozitës. Padyshim që në parlament secili nga ne është mandatuar nga qytetarët për t’u shërbyer interesit të tyre dhe për të çuar përpara prioritetet tonë, siç është reforma në drejtësi.

Nuk mund të ketë asgjë zgjidhje, nëse nuk garantojmë zgjedhje të lira. Nuk mund t’i lejojmë vetes që zgjedhjet e 2025 të diktohen nga paratë e korrupsionit, krimit të organizuar. Kryesia e PD ka vendosur që duhet të ketë dy drejtime strategjia, e para aksioni politik për të imponuar garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe nga ana tjetër dhe organizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme. Këto dy shtylla duhet të ecin paralel”, tha Bardhi.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading