Sot PS zgjedh ekipin drejtues të saj, mblidhet Asambleja Kombëtare.

0
66

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga salla ku do të mbahet mbledhja e Asamblesë Kombëtare e PS-së.

“Me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS2030 për SHQIPËRINË2030”, shkruan Rama në rrjet.

Mbledhja e Asamblesë së PS-së nis punimet në orën 11:00, ndërsa me interes priten mesazhet që do të përcillen nga Kryeministri.

Njoftimi për mbledhjen e Asamblesë

Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 08.09.2024, ora 11.00, në sallën e Hotel FAFA Durrës, zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS me rend dite:

  1. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i Rendit të ditës.
  2. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
  3. Zgjedhja e organeve drejtuese të PS.
  4. Të ndryshme.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading