Berisha zyrtarisht i pandehur për korrupsion.

0
237

Sali Berisha do të vijojë të qëndrojë në izolim në banesë, nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, që u vendos nga GJKKO pas shkeljes së detyrimit për t’u paraqitur.

Sot Berisha u morr zyrtarisht i pandehur nga SPAK, teksa prokurorët që po hetojnë dosjen “Partizani”, i komunikuan akuzën për veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”.

Ish-kryeministri qëndroi rreth 20 minuta në ambientet e SPAK, ku në orën 14:00 do të paraqitet për t’u njohur me akuzën edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Berisha tha për mediat se se është “i pandehur” për ato që i konsideroi “500 faqe me mashtrime”.

”Jam i pandehur. Më akuzojnë për 500 faqe mashtrime, mashtrime dhe mashtrime. Asgjë nuk ndryshon, është vazhdim i një hakmarrje politike dhe për mua nuk ndryshon asgjë”, u shpreh kreu i PD.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading