Lëndët toksike ndezin debatin në Kuvend, analisti i njohur ngre dyshimin: Pa kontrolle në portin më të rëndësishëm…
I ftuar ditën e sotme në një program televiziv ishte analisti, Enton Abilekaj për të folur për zhvillimet politike.
“Mund të jetë një çështje e komplikuar për të dhënë një mendim tani. Duhen ribërë edhe një herë analizat dhe kontrollet.
Është shumë herët për të folur nëse kemi të bëjmë me mbetje toksike ose jo. Ajo që është që është e digurt, është një trafik lëndësh, të cilat janë të rrezikshëm, që është i pakontrolluar, bëhet nga porti i Durrësit dhe nuk përfshin vetëm Shqipërinë. Nga porti i Durrësit kalojnë lëndë të rrezikshme, të cilat mund të jetë të transportueshme, të eksportueshme, por pa kontrolle.
Të humbasësh kontrollin në portin më të rëndësishëm të vendit është e pafalshme për këdo. Pyetja është, a ka në Shqipëri një trafik të lëndëve toksike”, tha Alibegaj.