“Prisja një sms”, Açka flet për përplasjen me Bardhin: Unë nuk kam qenë e përfshirë në…

0
auto_ba480439

Deputetja e PD Flutura Açka e ftuar këtë mesditë në “Shqipëria Live”, foli për situatën aktuale në PD dhe partitë opozitare si dhe “tradhtinë” e Bashës dhe përplasjen që ajo pati me kreun e grupit të PD parlamentar Gazment Bardhi.

Ajo tha se pas vendimit të Gjykatës për t’ia kaluar vulën dhe logon e PD Sali Berishës, ishte e detyruar ta pranonte si një njeri që respekton drejtësinë dhe e njeh atë.

Nga ana tjetër ajo foli edhe për përplasjen me Bardhin, pasi ai hoqi nga kryetare të komisionit të Medias. Sipas Açkës vendimi u mor pa i dërguar qoftë edhe një mesazh për ta vënë në dijeni.

“Nuk kam pasur asnjë njoftim, do doja njerëzisht të kisha marrë një sms që unë të mos e beja fare Komisionin. Unë nuk kam qenë e përfshirë në vendimet e tyre, e atij projekti politik, kam qenë e një frymë tjetër që kam menduar që parlamentit nuk mund t’i vihet flaka. Kjo ka qenë përplasja jonë. Mënyra raprazalëse që ndodhi ishte e papranuar, por ato që kanë ndodhur pas atij momenti kanë qenë kundër principeve të mia, shkatërrimi i komisionit të reformës zgjedhore, flirti për amnistinë penale dhe listat e mbyllura”, tha ajo ndër të tjera.

Për më shumë mund të ndiqni intervistën e deputetes Açka në “Shqipëria Live”, ku flet edhe për protestën e opozitës jashtë ambienteve të SPAK, në mbrojtje të Sali Berishës, që e cilëson si autogol.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading