Polici i ‘Shqiponjave’ qëlloi drejt një makine, zbardhet dëshmia e shoferit: Po shkoja te djali në spital, por…
Dalin detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë ku janë të përfshirë 3 efektivë të repartit “Shqiponja” të Policisë së Tiranës. Këta të fundit kanë ndaluar për kontroll rutinë një makinë në rrugën Tiranë-Fushë Krujë, ndërsa qytetari u ka dhënë dokumentat dhe u ka kërkuar që të largohet pasi sipas tij kishte fëmijën të shtruar në spital, por efektivët nuk e kanë lejuar.
Në këto kushte qytetari, pas u ka treguar dokumentet është larguar me shpejtësi. Pas kësaj, polici Rezart Berberi ka nxjerr pistoletën e shërbimit dhe ka qëlluar në drejtim të automjetit 2 herë, ku plumbat e kanë kapur në pjesën e pasme. Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policët, duke prishur provat në vendngjarje dhe hequr gëzhojat.
Qytetari ka bërë kallëzimin për rastin pranë Prokurorisë së Tiranës, e cila nisi hetimet ku u vërtetua ngjarja e rëndë. Për 2 efektivët Elton Dokollari dhe Florian Zeneli për të cilët është vendosur masa “detyrim paraqitje” kanë pretenduar se kanë vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi sipas tyre qytetari ka tentuar t’i përplas me makinë. Polici që ka qëlluar me armë, Rezart Berberi, vijon të jetë në kërkim, në akuzë për “vrasje me dashje të mbetur në tentivë”, “falsifikim dokumentesh” dhe “kallëzim të rremë”.