“Mos hapni gojën se do përfundoni në qeli”- Dënimi i Ervin Salianjit, reagon Edi Paloka: Vendimi ishte një mesazh për të gjithë ne! Sot jemi në diktaturë.
Paloka u shpreh se tashmë zyrtarisht jemi në diktaturë, ndërsa u shpreh se duhet të ketë një reagim popullor.
“Është një konfirmim i asaj që unë dhe të tjerë e kemi konfirmuar që nuk jemi duke shkuar në diktaturë, por jemi në diktature. Unë kam pasur dyshime se vendimi është marrë prej kohësh. Më shumë sesa vendimi, sot është dhënë një mesazh. Mesazhi i Ramës është, se unë ju kam në dorë, pavarësisht se Xhafa ka lëvizur gurët; ‘Ju kam në dorë, kontrolloj drejtësinë, mos hapni gojën se do përfundoni në qelitë e burgut’. Ky është mesazh për të gjithë ne”, tha Paloka.