Plagoset me thikë një 35 vjeçar në autostradën “Tiranë-Durrës”, vijon puna për identifikimin e autorit! Si paraqitet gjendja e të riut.

0
makina

Një 35 vjeçar është plagosur me thikë ditën e sotme teksa po udhëtonte të autostradën “Tiranë-Durrës”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50, kur një person i paidentifikuar ka goditur me thikë shtetasin L.Sh.

Nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, por i lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, vijon puna për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Rreth orës 12:50, në autostradën “Durrës-Tiranë”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës, shtetasin L. Sh., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin në zonë, për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading