Sulmet nga grupet e huaja drejt Shqipërisë, Braçe ngre tonet te ‘Dezinformimi’: Serbia ka tentuar që të…

0
erion-b0x375

“Dezinformimi” vijon punën pa opozitën. Në përmbyllje të sezonit veror, ky komision ka bërë bilancin për sulmet nga grupet e huaja, me qëllim dëmtimin e imazhit të Shqipërisë, në kulm të një sezoni të suksessshëm turistik.

“Ngjarje që kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht sjellin në vëmëndje ekzistenën e fushatave dezinformuese veçanërisht në aspektin e sektorëve strategjikë të ekonomisë. Turizmi ka qenë nën atak dhe është i verifikuar që grupe të posacme të huaja keqdashëse kanë sulmuar faqet e njësive akomoduese në Shqipëri me qëllim largimin e vëmendjes dhe prenotimeve nga këto njësi akomoduese kohë pas kohe”

Po ashtu gjatë dy muajve të fundit, Serbia ka tentuar që të publikojë informacione të pavërteta në mediat e tyre lokale, duke u përpjekur të përçojë lajmin në Shqipëri. Kryetari i këtij Komisioni thotë se përmes këtyre lajmeve implikohet edhe Kosova.

“Deklarata e lëshuar nga mediat serbe dhe tabloidet pranë qeverisë që kishin të bënin me mundësinë e pushimit të Kosovës nga Serbia. Një zinxhir i tërë dezinformimi që mbërriti në Shqipëri. Duke implikuar Shqipërinë dhe shqiptarët e duke sjell shqetësim në rajon dhe brenda vendit. Lajme të tilla nuk kanë gjetur hapësirë në Kosovë, por kanë gjetur hapësirë në Shqipëri.”

Krahas ekspertëve vendas edhe një delegacion i Bashkimit Europian do të mbështesë procesin. Po ashtu pjesë e grupit të punës do jenë edhe ekspertë nga shoqëria civile, fushat e ekonomisë, proceset demokratike, të medias dhe sigurisë kombëtare.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading