Protesta e opozitës më 7 tetor, Sokol Bizhga takim me shefat dhe drejtuesit e Policisë së Tiranës, në diskutim masat e bluve ndaj tubimit.

0
protesta-e-opozites-para-kryeministrise-3-770x433

Drejtori i Komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, ka zhvilluar një takim me të gjithë shefat e Komisariateve të Tiranës si dhe drejtuesit e Policisë së Tiranës, lidhur me protestën që pritet të mbajë opozita më 7 tetor.

Mbledhja u zhvillua në orën 13:00 dhe fokusi i diskutimeve ishin masat që uniformat blu duhet të ndërmarrin në këtë tubim të thirrur nga Partia Demokratike pasditen e 7 tetorit.

Protesta do të mbahej më 6 tetor por më pas u zhvendos për ditën e hënë.

Deputeti i PD, Edi Paloka, bëri më dije gjate mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, se protesta do të nisë të hënë në orën 18:00 para kryeministrisë dhe më pas do të shtrihet në të gjithë rrugët e Tiranës.

Partia Demokratike më 7 tetor, në orën 18:00, fton qytetarët të bëhen bashkë në Tiranë të bashkohet kundër padrejtësive. Mos pajtimi me padrejtësinë dhe më të keqen, fillon nga Kryeministria dhe do të shtrihet në të gjithë rrugët e Tiranës”, tha Paloka.

Kujtojmë se në këtë datë gjithashtu është dhe dita e parë e nisjes së vitit akademik për studentët, gjë që do krijojë bllokime të konsiderueshme në rrugët e kryeqytetit.

Kujtojmë se Këshilli Kombëtar i PD-së u mblodh më 29 Shtator, dy ditë pas dënimit me një vit burg të deputetit demokrat, Ervin Salianji, për kallëzim të rremë.

Salianji po vuan dënimin në bugun e Fierit, ndërsa demokratët e kanë cilësuar vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj tij si një proces gjyqësor politik.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading