Urimi I Bashës për vitin e ri akademik, prezanton programin NEXTGEN për arsimin e lartë.

0
basha

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Basha, ka uruar studentët dhe pedagogët për nisjen e vitit të ri universitar. Me anë të një postimi në facebook, Basha thotë se arsimi si në çdo fushë tjetër nën qeverisjen e Edi Ramës ndodhet në një krizë të thellë, me shumë degë të mbyllura për shkak të mungesës së studentëve, pasojë e shpopullimit dramatik që po pëson vendi.

Sipas tij, buxheti është në nivelin më të ulët, vetëm 2.4%, çka tregon mungesën e vullnetit dhe strategjisë për të adresuar problematikat e pedagogëve dhe studentëve. Ai më tej shprehet se në programin e Demokratëve Euroatlantikë arsimi univesitar do t’i nënshtrohet një reforme të thellë e cila do të synojë që universitetet shqiptare të prodhojnë jo thjesht të rinj me diploma, por profesionist për një treg pune në ekonominë e të ardhmes.

Postimi i Lulzim Bashës:

Në nisje të vitit të ri akademik i uroj studentëve dhe pedagogëve një vit të mbarë dhe të suksesshëm. Si çdo fushë tjetër nën qeverisjen e Edi Ramës, arsimi ndodhet në një krizë të thellë, me shumë degë të mbyllura për shkak të mungesës së studentëve, pasojë e shpopullimit dramatik që po pëson vendi si pasojë e keqqeverisjes. Gati një dekadë nga reforma në arsimin e lartë, rezultati është vetëm një, dështim!

Buxheti është në nivelin më të ulët, vetëm 2.4%, çka tregon mungesën e vullnetit dhe strategjisë për të adresuar problematikat e pedagogëve dhe studentëve, krizën e degëve prioritare, mangësitë e infrastrukturës fizike dhe digjitale, problemet me tarifat e larta të studimit dhe politikat e munguara për lidhjen funksionale mes botës universitare dhe asaj të punës. Një qeveri që nuk ka mësuar si të përmirësojë arsimin në vitin e saj të 11-të, nuk mund të jetë zgjidhja.

Studentët dhe pedagogët shqiptarë meritojnë më shumë, prandaj në programin e Demokratëve Euroatlantikë arsimi univesitar do t’i nënshtrohet një reforme të thellë e cila do të synojë që universitetet shqiptare, në bashkëpunim me qeverinë e ardhshme dhe me investitorët e huaj e vendas të prodhojnë jo thjesht të rinj me diploma, por profesionist për një treg pune në ekonominë e të ardhmes.

Programi ynë NEXTGEN parashikon:

✅ Kampuse Kombëtare në 4 qytete ku 25 mijë te rinj do të trajnohen në fusha prioritare të teknologjisë;

✅ 10.000 të rinj do të përfitojnë stazhe me pagesë pas përfundimit të shkollës së lartë;

✅ Rikonceptimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, në bashkëpunim me botën akademike, ekspertët më të mirë dhe studentët shqiptarë;

✅ Dyfishimin e Buxhetit për Arsimim e Lartë;

✅ Modernizimin e infrastrukturës mësimore;

✅ Bursë të plotë për çdo student në familjet me të ardhura të ulta;

✅ Bursë të plotë për studentët ekselentë;

✅ Rritje të rolit të studentëve në zgjedhjet universitare, vlera e votës e të cilëve shkon deri në 30%.

Shqipëria meriton më shumë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading