Spiropali: Mbështetja e operatorëve turistikë është prioritet për zhvillimin e sektorit të turizmit

0

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ishte pjesë e një takim me operatorët turistikë Kavajë-Rrogozhinë.

E shoqëruar nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, Spiropali thotë se mbështetja e  operatorëve turistikë është prioritet i mbështetjes për zhvillimin e sektorit të turizmit.

Sipas saj, shërbimet turistike kanë luajtur një rol kyç jo vetëm për turizmin, por edhe për ekonominë, mirëqënien dhe imazhin e Shqipërisë.

“Mirëmëngjes me takimin e mbrëmshëm, ku bashkë me Mirelën takuam disa nga operatorët më të rëndësishëm turistikë të zonës së Kavajës dhe Rrogozhinës.

Shërbimet turistike kanë përqëndrimin më të lartë kombëtar nga Qerreti deri në Kavajë, duke luajtur një rol kyç, tani dhe në të ardhmen, për turizmin, ekonominë, mirëqënien dhe imazhin e Shqipërisë.

Kontributi i operatorëve turistikë është i vyer për strategjinë e re që po përpilohet nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, por edhe për ndërhyrje të nevojshme në infrastrukturë dhe shërbime.

Ky mund, kjo punë dhe kjo ekonomi, duhen mbështetur!”, shkruan Spiropali.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading