Shiste lëndë narkotike në Durrës, arrestohet 35-vjeçari i shpallur në kërkim

0
image

Një 35 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Durrës pasi merrej me shitjen e lëndëve narkotike në qytetin bregdetar.

Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrolleve në banesën e Aldo Dhimitrit u sekuestruan dhjetëra doza kanabisi dhe një peshore elektronike.

“Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Durrësit, Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Seventeen”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u ndalua shtetasi A. Dh., 35 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””,-thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading