“Hienat” e Sorosit në Shqipëri mbeten pa para, urdhri i presidentit Trump lë pa të ardhura pseudoshoqërinë civile…
“Hienat” e Sorosit në Shqipëri mbeten pa para, urdhri i presidentit Trump lë pa të ardhura pseudoshoqërinë civile, Aleksi i shqetësuar për fondacionin.
Një lëvizje e papritur nga Uashingtoni duket se ka tronditur themelet e rrjetit sorosian në Shqipëri dhe më gjerë. Presidenti Donald Trump ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të fondeve për organizatat e lidhura me George Soros, duke dhënë një goditje të fortë strukturave që për vite me radhë janë pozicionuar si “rojtare të demokracisë”, por që në realitet kanë orkestruar operacione politike dhe financiare me qëllime të errëta. Kjo lëvizje ka ngritur një valë paniku te grupet që kanë përfituar nga këto fonde, ndërsa pasojat pritet të jenë dramatike për pseudo-shoqërinë civile në Shqipëri që ka mbajtur në këmbë një sistem të mbështetur nga oligarkia ndërkombëtare dhe interesat e ngushta politike.
Në Shqipëri, ndikimi i Soros ka qenë i thellë dhe i sofistikuar, duke prekur drejtësinë, median dhe madje edhe opozitën, e cila në disa raste është akuzuar për lidhje të fshehta me këtë rrjet. Reforma në drejtësi, e promovuar si një revolucion për demokracinë, tani shihet si një skemë e orkestruar për të eliminuar kundërshtarët dhe për të forcuar pushtetin e një grupi të vogël brenda mazhorancës. Pyetja që ngrihet është e qartë: çfarë do të ndodhë tani që burimi i parave është tharë? A do të dalin në dritë marrëveshjet e fshehta dhe manovrat politike që kanë mbajtur në jetë këtë rrjet?
Ndërkohë, vetë Aleksi, trashëgimtari i perandorisë Soros, ka shprehur hapur pakënaqësinë për burokracinë që po fundos fondacionin e tij, një reflektim që vjen pikërisht në kohën kur financimet e errëta po dalin në shesh. Mos ndoshta ky është fillimi i fundit për një epokë të tërë manipulimi politik në Shqipëri? Ose thjesht një ndryshim strategjie për të vazhduar të njëjtën lojë me maska të reja? Megjithatë një gjë është e sigurt se, urdhri i Trump ka trazuar ujërat dhe ka lënë pa mbështetje financiare shumë nga ata që për vite kanë ushtruar ndikim të pakontrolluar në politikën dhe drejtësinë shqiptare.
Detaje nga vendimi
Konkretisht presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të ndihmave financiare ndaj fondacioneve dhe organizatave që, sipas tij, mbështesin destabilizimin e demokracive dhe propagandën në favor të George Soros. Në këtë masë, Trump ka përfshirë edhe fondet që kanë ndihmuar reforma të dyshimta në drejtësi, të cilat janë përdorur si armë politike për të avancuar interesat personale dhe ideologjike të rrjetit të Soros në botë, përfshirë këtu dhe Shqipërinë. Reforma në drejtësi, e financuar pjesërisht nga rrjeti i Soros, është kthyer në një armë politike që ka ndihmuar mazhorancën të eliminojë kundërshtarët opozitar dhe të përqendrojë pushtetin në duart e një grupi të vogël individësh. Vendimi i Trump për të ndaluar financimet ndaj këtyre strukturave ngre një sinjal alarmi për rolin e organizatave të lidhura me Soros në vendet e Europës Lindore dhe në Ballkan.
Në rastin e Shqipërisë, përfshirja e familjes së kryeministrit në aktivitete të drejtuara nga Soros ngre pyetje të rëndësishme për pavarësinë e institucioneve dhe për integritetin e reformave që, në vend të demokracisë, kanë sjellë polarizim dhe kontroll të përqendruar. Ky urdhër i Trump, i cili bazohet në shqetësimin për shkeljen e vlerave dhe interesave amerikane, konfirmon shqyrtimin e veçantë të programeve si ato të financuara nga Fondacioni “Open Society”. Me këtë lëvizje, fondet për reformat në drejtësi në Shqipëri, të cilat kanë qenë nën hijen e akuzave për manipulim politik nga rrjeti i Soros, janë pezulluar për një vlerësim të hollësishëm. Shqetësimi i ngritur është se këto fonde kanë kontribuar në minimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe në krijimin e një regjimi të kontrolluar nga një grup i ngushtë i lidhur me interesat e Soros. dhe qeverisë shqiptare.
Reagon Aleks Soros
Por edhe miliarderi amerikan, George Soros është i revoltuar me fondacionin e tij. I biri i miliarderit, Alex Soros, në një intervistë për “Financial Times” tha se ka shumë burokraci dhe duhen bërë shkurtime. Ai tha se babai i tij ishte “shumë i mërzitur” nga numri shumë i madh i punonjësve dhe “përmasat e burokracisë” në organizatën e tij jofitimprurëse liberale, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur. Alex Soros, djali 39-vjeçar i miliarderit 94-vjeçar, i tha ‘Financial Times’ se e vetmja keqardhje që nga marrja në dorë e Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur disa vite më parë është se ai nuk e shkurtoi fuqinë punëtore të organizatës jofitimprurëse më shpejt.
“Babai im nuk donte të krijonte një agjenci punësimi, ai donte të krijonte një rrjet dhe ishte shumë i mërzitur me sasinë e burokracisë në fondacion”, tha Soros i ri në një intervistë. “Keqardhja ime e vetme është që nuk e bëmë më shpejt, sepse ndjej se ai do ta kishte dashur këtë”. Ironia është se Soros, si një megadonator i të majtës amerikane, ka përkrahur gjithmonë zgjerimin e strukturave administrative. Burokracia ka qenë tipar dominues i të majtës gjatë kësaj kohe. Ndërkohë ky reflektim i Soros vjen në kohën kur presidenti i ri amerikan, Donald Trump, ka nisur një fushatë masive të shkurtimeve në administratë dhe fonde.
Lista e sorosianëve në Shqipëri sipas avokat Altin Goxhaj
Më herët edhe avokati Altin Goxhaj ka folur për angazhimet e Soros në politikën shqiptare, median dhe po ashtu ka zbardhur të fshehtat e financimeve prej tij. “Soros hedh 1 dhe merr minimumi 10. Në vitin 1995 ngriti programin e zhvillimit të arsimit gjoja për të ndërtuar shkolla. Leu me bojë disa fasada dhe ngriti një firma projektimi. Kur erdhi kriza kosovare nëpërmjet Fondacionit që ngriti AEDP ? Soros thithi dhjetra miliona euro nga qeveritë e huaja dhe Banka Botërore dhe bëri një vërë në ujë duke lyer fasada dhe nxori 10-fish paratë që harxhoi deri ne 1999. Sot e gjithë Reforma e Drejtësisë p.sh është e gjitha ?e blerë? me paratë e Soros dhe këtë e ka pohuar vetë publikisht Fatmir Xhafa para gjithë mediave në fund të Dhjetorit.
Janë disa spinoffe të Soros që kryejnë shumë shërbime të rëndësishme në kontrollin dhe përfaqësimin e shoqërisë civile, si MJAFT, CoPlan, ISB, Agenda, Aleanca Gjinore, Refleksionet, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, Instituti i Komunikimit, Organizata Politike, BIRN Albania, etj. Personi që mbulon Shqipërinë: Jonas Rolet. Kupola e Mazhorancës: Olsi Rama, Linda Basha Rama, Milva Ekonomi, Endri Fuga, Valdete Sala, Henri Neim Çili, Koço Kokëdhima, Bashkim Sala, Piro Misha, Ardian Fullani, Artur Metani, Arjana Fullani, Andi Dobrushi, Ana Gjokutaj, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Blendi Çuçi, Mirela Kumbaro, Eglantina Gjermeni, Arbjan Mazniku, Delina Fico, Ilir Beqja, Dritan Prifti. Instrumentet kryesore të kontrollit të informacionit: Instituti Shqiptar i Medias dhe BIRN Albania (kontrollohen nga Remzi Lani).
Kolona e Pestë e Opozitës: Genc Pollo, Genc Ruli, Enno Bozdo, Majlinda Bregu, Edmond Spaho, Besnik Alia, Artan Hoxha. Personat që janë në marrëveshje me Kupolën Sorosiane: Gjergj Lezhja (Lidhjet me Valdete Sala), Grida Duma (lidhjet me Henri Neim Çilin), Sherefedin Shehu (lidhjet me Fullanin). Personat që u shërbejnë njerëzve të Soros: Kreshnik Çollaku i shërben verbërisht Genc Pollos dhe Enno Bozdos, Ervin Salianji dhe Edi Lesi i shërbejnë Henri Neim Çilit. Jorida Tabaku i shërben dhe është produkt i Koço Kokëdhimës. Opinistët sorosianë që prezantohen nën petkun e PD: Lutfi Dervishi, Alfred Lela, Afrim Krasniqi, Arjan Vasjari, Artan Hoxha”, ka deklaruar Goxhaj disa vite më parë.