Rekurset e Metës e Kryemadhit për masat e sigurisë, caktohet relatori

Gjykata e Lartë ka regjistruar rekurset e depozituara nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kundër masave të sigurisë.
Në këtë gjykatë Meta kërkon të rrëzojë masën “arrest në burg”, ndërsa Kryemadhi “detyrimin për paraqitje”.
Shqyrtimi i kësaj çështjeje do të relatohet nga gjyqtari Ilir Panda.
Pasi depozitoi rekursin muajin e kaluar, avokati i Metës, Genc Gjokutaj, tha se i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të shfuqizojë masën e dhënë nga dy shkallët më të ulëta, me pretendimin se ish-presidenti i Republikës po mbahet në paraburgim pa asnjë provë.
Ish-presidenti i Republikës po hetohet nga SPAK për veprën penale të “korrupsionit të funksionarëve të lartë shtetërorë”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes e mosdeklarimit të pasurisë”.