Arrestohen dy efektivë policie në kryeqytet. Ja për çfarë akuzohen.

0
image

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një punonjës të Gardës, pas dhunës gjatë derbit Partizani-Tirana. Gardisti me Ergi Ismaili akuzohet për kryerjen e veprave penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”.

“Arrestimi u bë i mundur pas veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4 në lidhje me ngjarjen e datës 09/02/2025, ku gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit, ka patur përplasje të dhunshme mes tifozëve, të cilat kanë sjellë si pasojë dëmtime fizike të disa personave në stadium, përfshirë edhe një punonjës të sigurisë së stadiumit edhe një punonjësi policie”, informoi AMP.

Gjithashtu u arrestua edhe punonjësi i policisë Mentor Lika, i dyshuar për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Arrestimi i rij u krye pasi më datë 8 shkurt 2025 rreth orës 19:00 në rrugën dytësore Marikaj–Vorë, duke drejtuar mjetin është përfshirë në aksident rrugor me një makinë tjetër. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit rezultoi pozitiv në masën 1.06mg/l.

Njoftimi i AMP-së:

AMP arreston dy punonjës të strukturave

 Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar punonjësin e Gardës Inspektor E.I., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”.

Arrestimi u bë i mundur pas veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4 në lidhje me ngjarjen e datës 09/02/2025, ku gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit, ka patur përplasje të dhunshme mes tifozëve, të cilat kanë sjellë si pasojë dëmtime fizike të disa personave në stadium, përfshirë edhe një punonjës të sigurisë së stadiumit edhe një punonjësi policie. Gjithashtu Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë M.L., pranë Komisariatit të Policisë Vorë, i dyshuar për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi u krye pasi më datë 08/02/2025 rreth orës 19:00 në rrugën dytësore Marikaj – Vorë, duke drejtuar mjetin është përfshirë në aksident rrugor me një mjet tjetër. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit rezultoi pozitiv në masën 1.06mg/l.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading