Erion Veliaj kaloi natën në qeli, Sekretari i Përgjithshëm e takon në bllokun e sigurisë tek “Mine Peza”! Libri që i dërgoi për të lexuar në paraburgim

0
image

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka kaluar natën në qeli pasi u arrestua mesditën e djeshme (10 Shkurt) me urdhër të SPAK në zyrën e tij.

Kryebashkiaku është vizituar mëngjesin e sotëm nga Sekretari i Përgjithshëm, Alban Dokushi, e cili e ka shoqëruar më parë Veliaj në SPAK, kur është thirrur për t’u marrë në pyetje.

Zyrtari i Bashkisë shihet duke mbajtur në duar disa dokumente dhe librin “The Black Swan”, të cilin mesa duket ia ka dërguar Veliajt për ta lexuar në paraburgim.

Gjithashtu në bllokun e sigurisë “Mine Peza” është paraqitur edhe avokati i tij, Henrik Ligori. Erion Veliaj do të paraqitet nesër (12 Shkurt) në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading