Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

0
image

Një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama ka dalë në një lidhje direkte në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy” ku ai u përgjigjet komenteve të ndryshme të bëra nga qytetarët në rrjetet e tij sociale.

Por video-live u ndërpre papritur, pasi kryeministri i acaruar për shkak se transmetimi kishte probleme u pa duke përplasur tavolinën dhe duke sharë “F**k you”.

Pak çaste më vonë kryeministri ka hapur një lidhje tjetër live, dhe është shprehur se ai është njeri pansionant, ndaj ka edhe shpërthime të tilla.

Ky episod nuk ka kaluar pa u vënë re në nga mediat, ndërkohë që komentuesit në rrjetet sociale të kryeministrit janë habitur nga sjellja e tij.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading