“Ramës i kanë paguar biznesmenët udhëtime me chartera, lejet e ndërtimit s’jepen pa firmën e tij”, Berisha: Baxhanaku i kryeministrit, me mandat arresti, ka marrë miliona euro tendera pa garë

0
image

Kryetari i PD, Sali Berisha hodhi akuza të forta nga foltorja e Kuvendit në adresë të kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se baxhanaku i kreut të qeverisë, edhe pse me mandat arresti ka marrë miliona euro tendera nga fondet publike.

Gjithashtu, Berisha theksoi se lejet e ndërtimit në Shqipëri nuk jepen pa firmën e Ramës, ndërsa shtoi se kryeministrit i ka paguar një biznesmen 12 udhëtime me chartera.

Berisha: Pra ku shkuan ato 12 charterat, a nuk u kthyen ato në leje ndërtimi me firmën e Ramës. Ku jepet leja në Shqipëri pa firmën e Ramës, na thoni pak ju. Erion Veliaj ishte një vasal i shpifur i Aleksis dhe Xhorxh Soros, por shtyllë kryesore e tyre në Shqipëri është Edi Rama. Për ti thënë Ed Ramës, një ditë para gjykimit të tradhtarit të kombit Amerikan, të korruptuarit McGonigal. Pra a nuk erdhi një mafioz, një njeri pa dinjitet, një njeri që kishte komplotuar kundër presidentit të vet, me letër falso, me shpifje, me të paqena për laptopin e Hunter Biden. A e dini ju se Hunter kishte një trajtim shumë të madh nga Këshilltari i Edi Ramës. Pyeteni pak Dorian Duçkën për udhëtimet dhe pagat e tij. Pyeteni pak Duçkën e Ramës, shkoni pak në MonteCarlo dhe gjeni faturat, me porosi të Ramës, me fatura të Ramës.

Arrestoni Erion Veliajn se i paska bërë favore këtij apo atij ndërtuesi po Edi Rama e dini çfarë favoresh i ka bërë atij që ka ndërtuar vilat dhe pallatin pajë të Linda Ramës ka marrë 100 mln euro tendera nga Edi Rama dhe tenderat e tij. E dini ju që baxhanaku i Edi Ramës me mandat arresti ka marrë dhjetëra milionë euro tendera pa garë. E dini ju që Linda Rama është regjistruar duke u marrë me tenderat e AKSH dhe kunatit.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading