Sa i ka kushtuar PD drejtuesi i fushatës së Trump? Berisha : Me negociatat nuk jam marrë unë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur në lidhje me punësimin e Chris LaCivita, një prej strategëve të fushatës së Donald Trump, për të drejtuar fushatën e PD-së për zgjedhjet parlamentare të ardhshme.
Berisha u shpreh se do të bëhet e qartë shumë shpejt, duke theksuar se nuk ka qenë ai që ka negociuar për këtë punësim.
“Do t’i merrni vesh që të gjitha. Nuk ka asnjë sekret. Nuk jam unë personi që jam marrë me negociatën”, tha Berisha jashtë sallës së Kuvendit, kur u pyet nga gazetarët.