“U turrën për të kërkuar dorëheqjen time”- Arrestimi i Erion Veliajt, flet për herë të parë kryeministri Rama: Kryetari i Bashkisë u mbyll pa gjyq në qeli! Nuk do të hesht më!

0
image

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e Erion Veliajt me urdhër të SPAK, duke u shprehur se kryetari i Bashkisë u dërgua në qeli pa gjyq.

“Marrja e kryetarit të bashkisë për ta mbyllur pa gjyq në qeli është ngjarje e madhe që nuk mund ta kaloj me formulën 5 vjeçare që “skam koment”,”– tha Kryeministri, duke theksuar se nuk do t’i mbajë më për vete opinionet e tij.

Rama ironizoi opozitën duke u shrehur se u ekzaltuan nga arrestimi i Erion Veliajt dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen e tij.

Edi Rama: U ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen time.

Jo vetëm oxhaku i vjetër me blozë i bufit të kënetës, U përndezën nga era e mishit me gjak dhe vijnë kërkojnë dorëheqjen time. Se u bë deti kos dhe o burra të shkojmë tek kryeministria.

Marrja e kryetarit të bashkisë për ta mbyllur pa gjyq në qeli është ngjarje e madhe që nuk mund ta kaloj me formulën 5 vjeçare që “skam koment”. Nuk do i mbaj më për vete opionet e mia.

Opinioni im është ky: Drejtësia e re ka hyrë në një fazë që ka fituar gjithë vetëbesimin e nevojshëm dhe mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj, e palëkundura, ska pse t mos shprehim opinionet publike që janë të nevojshme në këtë fazë. Heshtja jonë i ka ndihuar instituiconet e drejtëssë, por u mungon kritka konstruktive, për ti vënë në dukej të metat.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading