Vetëvaret një 17 vjeçare në Gjirokastër. Prokuroria nis hetimet

0
image

Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për vetëvrasjen e Irsa Muçollarit, nxënëse e gjimnazit “Siri Shapllo”.

Hetimi është hapur kryesisht, pas publikimit të disa mesazheve në rrjetet sociale, ku pretendohet se 17-vjeçarja ishte viktimë e bullizmit nga shokët e klasës dhe mësuesit.

Prokuroria ka marrë në pyetje prindërit e vajzës së ndjerë, të cilët kanë deklaruar se ajo ishte e mbyllur në vetvete dhe në gjendje të rënduar emocionale, sipas burimeve nga policia gjyqësore.

Për shkak të natyrës së saj, prindërit nuk ndërmorën masa parandaluese. Ndërkohë, prokuroria pritet të marrë në pyetje shokët e klasës dhe mësuesit e 17-vjeçares për të zbardhur shkaqet që e çuan drejt aktit ekstrem.

Dy nxënës, jashtë kamerës, thanë se një mësuese e anglishtes e kishte vënë nën presion 17-vjeçaren me veprime bullizuese.

Këto janë të dhëna paraprake, pasi hetimet janë ende në fazat fillestare dhe nuk ka një pistë konkrete për shkakun e vetëvrasjes.

Adoleshentja i dha fund jetës duke u varur në banesën e saj në lagjen “18 Shtatori” të Gjirokastrës. Ngjarja ndodhi më 10 shkurt, rreth orës 17:00. Babai i saj e dërgoi në spitalin e Gjirokastrës, por ajo kishte ndërruar jetë. Hetimet paraprake dyshojnë se e mitura është vetëvarur.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading