Trump nuk e përjashton Shqipërinë si vend që mund të presë palestinezët e Gazës

0
image

Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaroi se Shqipëria është një nga vendet që po konsiderohet për të marrë palestinezë, si pjesë e planit që ai ka për ta shndërruar Gazën në një resort gjigand turistik, pasi të jenë larguar palestinezët.

Deklarata u bë pas një takimi me mbretin Abdullah të Jordanisë, të cilin e bindi të marrë rreth 2 mijë fëmijë nga Gaza.

Trump u pyet nga gazetarët nëse Shqipëria dhe Indonezia janë dy vende të tjera, përveç Egjiptit dhe Jordanisë ku mund të zhvendosen palestinezët dhe presidenti amerikan e pohoi.

“Po, sigurisht. Dhe kemi vende të tjera që duan të përfshihen. Kemi shumë njerëz që duan të përfshihen. Ekziston një ndjenjë e madhe dëshire për të ndihmuar palestinezët”,- tha Trump.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading