Belinda Balluku feston me tortë dhe mjaltë arrestimin e Erion Veliajt, injoron “vakinë” e kryeministrit

Partia Socialiste duket se po përjeton ditë të trazuara, ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet pas hekurave dhe kryeministri Edi Rama i ka shpallur luftë Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Por ndërkohë që kryeministri bënte deklarata të ashpra në mbrojtje të Veliajt, zv/kryeministrja Belinda Balluku festonte në Lushnje. E qetë dhe e buzëqeshur, ajo ndau në rrjetet sociale një foto me tortë, një sinjal që ka ndezur edhe më shumë polemikat për luftën e brendshme në PS.
Në të njëjtën ditë kur Rama mbante fjalime të tensionuara dhe sulmonte prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët e GJKKO-së, Balluku dukej e zhytur në një atmosferë krejt tjetër. Postimi i saj duke festuar me tortë ishte një mesazh i qartë se arrestimi i Veliajt nuk e kishte shqetësuar aspak, përkundrazi, dukej se e kishte kënaqur. Nëse Rama u përpoq të portretizonte situatën si një “goditje elektorale” ndaj Partisë Socialiste, Balluku lëshoi kodin e kënaqësisë, duke lënë të kuptohet se fundi i rivalit të saj politik brenda partisë ishte një moment për t’u festuar.