Kush e zbythi Edi Ramën? Si kryeministri ndryshoi qëndrim brenda disa orëve për SPAK

0
image

Brenda disa orëve, kryeministri Rama bëri kritika të forta ndaj SPAK, duke e akuzuar për veprime të njëanshme. Por, pas disa orëve intensifikimi të sulmeve dhe reagimeve pas arrestimit të Veliajt, Rama ka ndryshuar qëndrimin e tij ndaj SPAK dhe filloi të ofrojë mbështetje për këtë institucion. Burime të afërta me qeverinë kanë konfirmuar se ky ndryshim është i lidhur me presionin e fuqishëm që kanë ushtruar aktorët ndërkombëtarë, të cilët kanë qenë mbështetës të krijimit dhe financimit të SPAK. Pas presionit, Rama është tërhequr nga akuzat dhe ka ndryshuar qëndrimin e tij, duke u treguar më i kujdesshëm në fjalët që përdor për këtë institucion. “Nëse SPAKU dhe GJKKO dështojnë të jenë të pavarur, duke garantuar njëkohësisht standartet demokratike, ky nuk do të ishte thjesht dështimi ynë, i Partisë Socialiste dhe i imi personalisht, që i kemi hyrë këtij deti në këmbë me gatishmërinë që të marrim edhe të gjitha kostot morale e politike, bashkë me baltën e kënetës politiko-mediatike. Ky do të ishte dështimi i madh i Shqipërisë, i cili do t’u jepte “të drejtë” të gjithë atyre që qysh prej 1912 e deri kur ne, Partia Socialiste, nisëm Reformën në Drejtësi, nuk i hynë kurrë, asnjëherë, këtij deti në këmbë dhe nuk i dhanë kurrë pavarësi drejtësisë.

Këto institucione të reja janë gurë themeli për një kthesë shumë të fortë historike dhe tanimë që pavarësia e tyre është 100% e provuar – vetëm idiotët noterikë të Shvejkut dhe ligësirat me dy këmbë të kënetës opozitare mund të thonë akoma që i kontrollojmë ne – është detyra jonë të mos lejojmë që shkelja e standardeve dhe abuzimet individuale brenda tyre me pavarësinë, t’i marrin si lumi këta gurë themeltarë, duke e abortuar misionin historik të luftës kundër korrupsionit nga një drejtësi e drejtë. Po ashtu, është detyra jonë, që t’i çojmë në esfelt më 11 maj ata që duan të shkrijnë SPAK-un dhe të hedhin në lumë foshnjën bashkë me ujin e pistë. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim pa asnjë lëkundje SPAKUN dhe GJKKO, por do të përdorim dritën e diellit për të ndarë edhe me publikun të gjitha problematikat shqetësuese apo çdo rast kur dikush në SPAK apo GJKKO, shpërdoron detyrën dhe besimin e popullit, duke na kthyer në kohët e zeza të metodave të Sigurimit të Shtetit e të dënimeve pa gjyqe apo me brohoritje kanalesh, portalesh e socialesh. Kush ka bërë e bën korrupsion duhet të dridhet nga drejtësia, kush bën punën e tij nuk duhet të trembet nga gabimet në punë dhe askush s’duhet të guxojë ta trajtojë si fajtor, t’i bëjë presion, t’i marrë peng celularin e kështu me radhë apo ta marrë peng edhe atë vetë duke i vënë në kokë kapuçin me mbishkrimin magjik “shpërdorim detyre”. Të akuzosh është kollaj, të provosh është vështirë, prandaj edhe prokurorët e gjykatësit specialë paguhen sa askush në këtë republikë dhe institucionet e tyre mbështeten si asnjë nga kjo qeveri.

Që të provojnë, jo që thjesht të akuzojnë dhe ta kthejnë burgun pa gjyq në një rrugë normale, duke thyer rëndom kornizën e ligjit e duke u sjellë me shoqërinë si republikë më vete. SPAKU na ka treguar se i ka forcat që dinë ta hetojnë e ta ekspozojnë korrupsionin dhe ne do të jemi gjithnjë mbështetës pikërisht për këtë, por historia na ka treguar se rreziku që në emër të antikorrupsionit të goditet jo korrupsioni, po demokracia, shteti, ekonomia, nuk duhet neglizhuar kurrë. Dhe ne nuk do ta neglizhojmë. Kaq di unë. Të tjerat i di këneta politiko-mediatike dhe ju duhet vetëm të zgjidhni, o me drejtësinë dhe demokracinë o me kënetën dhe pa drejtësinë”, tha Rama.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading