Tensionet në Kuvend, Lapardhaja: Aty ka njerëz pa nivel, Berisha skemë për të bërë pazarin e radhës me Ramën!
Incidentet e ditës së sotme në Kuvend, ku fillimisht deputeti i PD, Petrit Doda dhe më pas Flamur Noka tentuan të godisnin ministrin Taulant Balla dhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali, me mikrofon dhe shishe uji, ka sjellë mbylljen e përkohshme të seancës parlamentare.
Analisti Namir Lapardhaja duke folur lidhur me këtë situatë kaosi politik në foltoren e Kuvendit, tha se kjo është një lojë tjetër politike për pazarin e radhës mes PD dhe PS.
Sipas tij, Berisha po e përdor, duke shfrytëzuar edhe rastin e arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, që t’i kërkojë Ramës për të zgjidhur ‘hallin e madh’ apo ‘elefantin SPAK’.