Berisha paraqitete ne Spak në në maën detyrim paraqitje, Demokratët mblidhen para prokurisë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur pranë oficerit të Byrosë Kombëtare të Hetimit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të cilën duhet ta zbatojë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.
Më herët, më datë 3 shkurt ai mori leje në Prokurorinë e Posaçme për shkak se udhëtoi jashtë Shqipërisë për një takim me ftesë të CDU-së lidhur me Kongresin që kjo forcë politike mbajti në Gjermani, ku prokurorët e SPAK të kësaj dosje, konkretisht Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, miratuan kërkesën e Berishës për të mos u paraqitur në datën e caktuar nga Gjykata.
Aktualisht pranë ambienteve të SPAK dhe Gjykatës së Posaçme janë paraqitur simpatizantë dhe deputetë të PD, në mbështetje të Sali Berishës.