Dosja me pasurinë. më të rëndë për Veliajn se sa inceneratori. Gazetari” I hap më shumë probleme me drejtësinë
Gazetari Klodian Tomorri ka deklaruar se dosja ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, e cila lidhet me akuzat për kanalizimin e fondeve të klientëve të Bashkisë së Tiranës drejt OJF-ve të bashkëshortes së tij, është më e rëndë sesa çështja e inceneratorit të Tiranës.
Gjatë një emisioni televiziv, Tomorri theksoi se në rastin e inceneratorëve, SPAK-u mund të kishte ngritur një akuzë për shpërdorim detyre, duke argumentuar se Veliaj kishte marrë përsipër kompetencat e Këshillit Bashkiak. Sipas tij, provimi i korrupsionit në këtë çështje do të ishte i vështirë. Ndërkohë, ai vlerëson se akuzat e ngritura në dosjen aktuale janë më të rënda dhe e vënë Veliajn në një pozitë më të vështirë ligjore.
“Mendoj të kundërtën e asaj që thotë opozita se kjo është një dosje e lehtë. Kjo dosje i hap shumë më tepër probleme në raport me drejtësinë sesa inceneratori,” u shpreh Tomorri.