Rama në ankth për zgjedhjet e 11 majit, shpërthen ndaj vartësve me dyer të mbyllura

0
image

Kryeministri Edi Rama duket se po kalon në një periudhë të tensionuar politike. Burime të brendshme të Partisë Socialiste kanë bërë me dije se Rama ka shpërthyer në një mbledhje të fshehtë ndaj vartësve të tij, duke u kërkuar të mobilizohen me çdo mjet për të siguruar një fitore të thellë. Me objektivin për të ruajtur pushtetin, ai ka kërkuar që kryebashkiakët të mbyllin përkohësisht bashkitë dhe të fokusohen në rekrutimin e emigrantëve për të siguruar vota. Në këtë përpjekje të tij, dy figura të njohura, kryebashkiakët e Fierit dhe Vlorës, Armando Subashi dhe Ermal Dredha, janë bërë shënjestër e kritikave të ashpra nga Rama. Kryeministri i ka drejtuar atyre fjalë të ashpra, duke e konsideruar performancën e tyre të dobët dhe duke u kërkuar më shumë angazhim për të arritur rezultate konkrete. Rama, tashmë i transformuar në një “kafshë elektorale”, po përdor çdo mundësi për të mobilizuar të gjithë makinerinë shtetërore dhe për të fituar një shumicë të fortë në Kuvend, që do i mundësojë të ndryshojë ligje pa opozitën. Objektivi i tij është jo vetëm fitimi i mandatit të katërt, por forcimi i pushtetit të tij personal dhe një kontroll më i madh ndaj institucioneve, duke përfshirë edhe SPAK-un. Pra për Rama, ky proces zgjedhor është më shumë se një betejë politike.

Detajet

Konkretisht zhvillimet e fundit globale, largimi i engjëjve mbrojtës nga pushteti në SHBA si dhe arrestimi i fundit i Erion Veliajt duket se e kanë nxjerrë Ramën nga binarët. Ata që janë në qeveri dhe në PS, rrëfejnë nën zë për një njeri që të gjithë tensionin e vet e shkarkon mbi vartësit, po njësoj siç e shkarkoi mbi tryezën e tij të punës gjatë një bashkëbisedimi live në “Facebook”. “Ai ka vetëm një makth që të gjithë sa po i ndodh ta shpaguajë përmes një rezultati të thellë të PS në zgjedhje, për të qenë super i sigurtë që do ta ruajë më çdo çmim pushtetin”, tha një burim nga Lapsi.al. Ai tregoi se kur drejtuesit e qarqeve kanë mbledhje në zonat e tyre me drejtorët dhe prijësit lokalë të rilindjes Rama ka filluar të gjejë kohën tu flasi vetë atyre, tu japë porosi dhe ti mobilizojë. “Ajo që e tha në mbledhje të grupit, ta bëjmë tërmet nga poshtë dhe flakë nga lart” është refreni i këtyre bisedave” vijoi burimi. Skena të ngjashme janë përsëritur edhe mëngjesin e kësaj të hënë (dje) kur kryeministri kishte thirrur një mbledhje me kryebashkiakët dhe krerët e qarqeve. “Mos më rrini në Shqipëri, mbyllni për dy javë bashkitë dhe shkoni jashtë rekrutoni emigrantë për vota” i ka porositur Rama kryebashkiakët. Në tehun e mërisë së tij kanë rënë veçanërisht dy prej drejtuesve të bashkive të mëdha, ai i Fierit dhe ai i Vlorës. “Boll u vërdallisë nëpër Lungomare, shko në Itali bëj vota” i është drejtuar Rama Ermal Dredhës së Vlorës, të cilit i ka dalë nami në PS se është djalë i mirë por pak si shumë përtac. Më i ashpër udhëheqësi ka qenë me Armando Subashin: “Ma trego me numër votash se nuk je i vdekur dhe i pakallur” i është drejtuar atij. Në shërbim të makthit të Ramës se mos në 11 maji i ndodh ndonjë e papritur duket se është urdhëruar të vihet e gjithë arkitektura e shtetit. Edhe porosia për parlamentin është që të mbyllet sa më shpejt, në mënyrë që ti lërë kohë deputetëve të bëjnë vota në terren dhe në emigracion. Porosia e shoku Edi për Niko Peleshin dhe Taulant Ballën ka qenë: “Votoni ligjet sot dhe mbylleni parlamentin shpejt”, sipas mendësisë së vjetër të kryeministrit se kuvendi është një arenë ku shpenzohet kohë kot me llafet dhe pa punë. “Rama është një kafshë elektorale dhe ai transformohet gjithnjë në fushata. Ai punon me dyfishin e intensitetit të zakonshëm dhe është i katshëm edhe të shndërrohet në gaztor, boll që të fitojë vota. Por këtë herë, përveç mobilizimit, duket sikur e ka humbur qetësinë. Më duket sikur ka diçka përtej sfidës së mandatit të katërt që do të qe një rekord absolut”, tha burimi ynë

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading