“JD Vance ka folur për situatën në Shqipëri”- Ish-zv.ministrja e Jashtme: Është senatori i parë që ka marrë dosjen e Sali Berishës, ka kërkuar arsyet pse u shpall ‘non grata’

0

Ish-zv.ministrja e Jashtme dhe anëtare e kryesisë së PD, Edith Harxhi ka deklaruar se Zv.presidenti i SHBA-ve, JD Vance në Mynih kur foli për arrestime të liderëve të opozitës e kishte për Shqipërinë.

Screenshot_3

E ftuar në emisionin “Open” në News24, Harxhi tha se  JD Vance është senatori i parë që ka marrë në dorë dosjen e Sali Berishës dhe është pjesë e një ekipi që kanë kërkuar informacion nga Sekretari i Shtetit për arsyet e shpalljes non grata të Sali Berishës.

“Në rastin e fjalimit të JD Vance kur ai i referohet arrestimit të kundërshtarëve politik, dëshiroj t’ju them këtë: JD Vance ka folur absolutisht për situatën në Shqipëri. Këtë e kam informacion dhe jo hamendim timin, JD Vance është senatori i parë në SHBA që ka marrë në dorëzim dosjen për situatën e liderit të Sali Berishës, para dy vitesh. Është njohur me atë, ka punuar me atë dosjen. Është pjesë e një ekipi që i kanë dërguar letra sekretarit të shtetit për t’u njohur me arsyen e nxjerrjes non grata të zotit Berisha. Në atë rast, JD Vance ka pasur ndërmend situatën në Shqipëri që nuk është vend i BE, por që ka probleme serioze, sepse vetë BE nuk ka folur për këto situata të ndodhura  në vende që janë para integrimit përfundimtar në BE”, tha ndër të tjera Harxhi.NDIQE LIVE “PANORAMA TV”https://www.panorama.com.al/tv/index1.php© Panorama.al

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading