Berisha në SPAK për ’21 janarin’, deputeti Muçi: Të merret i pandehur, është fajtori kryesor!

0

Deputeti i ‘Lëvizjes Bashkë’ Redi Muçi, komentoi edhe thirrjen e Sali Berishës në SPAK për vrasjet e ’21 janarit’, ku u vranë 4 protestues në Bulevard. Ai tha se Berisha duhet të ishte marrë i pandehur lidhur me këtë ngjarje, pasi sipas tij është përgjegjësi kryesor.

‘Jam i lumtur ta shoh aty jo vetëm në pozitën e atij që është në dijeni të ngjarjes por sikur të ishte edhe i pandehur. Unë e mirëpres faktin që është marrë për tu pyetur si personi në dijeni. Provat janë zhdukur, fajtori kryesor është Berisha, dhe Basha ka marrë urdhra nga Berisha’, tha ai.

 

 

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi me kandidatët ‘e pavarur’ të berishizmit

Ndërkohë, analisti Zylyftar Bregu, e konsideron këtë një lëvizje të SPAK si taktike për të mbyllur çështjen.

“Nuk mund të replikoj që Berisha ka vrarë. Është një lëvizje taktike për ta mbyllur si çështje. Duhet kuptuar se kjo nuk është vetëm një çështje juridike, por edhe një hap politik që lidhet me dinamikat brenda PD-së. Në këto raste, SPAK dhe prokuroria mund të veprojnë me shpejtësi të kufizuar, ndërsa efekti real është politik”, shprehet Bregu.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading