Nga shëndetësia tek bujqësia, shërbimet publike ku pritet të integrohet inteligjenca Artificiale

0
image

Inteligjenca Artificiale (IA) është duke u integruar shpejt në të gjitha aspektet e jetës njerëzore, ndaj qeveria shqiptare ka në plan që të përdoren teknologjinë në shërbimet publike. Sipas dokumentit të Politikave Prioritare që u botua dje në Fletoren Zyrtare, në dy vitet ardhshme pritet që IA të përdoret për përputhjen e legjislacionit kombëtare me atë të BE, e cila manualisht kërkon kohë dhe shume ekspertizë.

Sipas dokumentit, qeveria shqiptare ka nisur punën për të integruar inteligjencën artificiale (IA) në sektorë të ndryshëm publikë. Synimi afatgjatë është të integrohet IA-le në të gjithë sektorët, duke synuar kujdesin shëndetësor, arsim, bujqësi, taksa dhe tatime. Iniciativa të tilla si diagnostikimi i hershëm i sëmundjeve asistuar nga IA, rrugëtimet e personalizuara të arsimimit dhe bujqësia precize pritet të përmirësojnë ndjeshëm rezultatet e politikave dhe efikasitetin e shërbimeve.

Për më tepër, këto iniciativa parashikohen të reduktojnë ndjeshëm punën manuale, të minimizojnë gabimet njerëzore dhe të thjeshtojnë proceset në të gjithë administratën. Psh E-Albania 2.0 do të vijë bashkë me Platformën e Ndërveprimit me teknologjinë më të fundit dhe e riorganizuar sipas modelit “life events”, do t’i bëjë shërbimet edhe më të thjeshta për të gjithë, por dhe për ata me aftësi ndryshe dhe të moshuarit që do të kenë shërbyesin virtual të dedikuar, asistentin virtual të e-albania-s.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading