Arrestimi i Safet Bajrit – Fletëarrest edhe për krahun e tij të djathtë, Astmer Bilalin e kushëririn Behar Bajri

GJKKO me kërkesë të SPAK ka firmosur tre masa sigurie ‘arrest në burg’: Konkretisht për Safet Bajrin, krahun e djathtë të tij Astmer Bilali dhe kushëririn e tij Behar Bajri.
Mësohet se Safet Bajmri emri i të cilit akuzohet se është i lidhur me shumë ngjarje kriminale, kryesisht në Shkodër u shoqërua fillimisht në policinë e Shkodrës dhe më pas është sjellë nga forcat RENEA drejt Tiranës ku dhe do të merret në pyetje.
Sipas avokatit të Safet Bajrit ky i fundit ishte thirrur në orën 11:00 për të dhënë deklarime, por pas mbërritjes në policinë e Shkodrës, i është komunikuar se marrja në pyetje e tij do bëhet në Tiranë.
Avokati nuk konfirmoi t’i jetë komunikuar ndonjë urdhër arresti, ndërsa pohoi se për herë të dytë kërkohet marrja e ADN-së së këtij shtetasi. Ndërkohë burime për Report Tv bënë me dije se ndaj tij dhe dy bashkëpunëtorëve të tij janë prerë fletëarreste.
Mësohet se ai është marrë nga shtëpia e tij në Dobraç pa bërë asnjë rezistencë dhe është nisur drejt Tiranës i shoqëruar me masa sigurie.
Safet Bajri u shoqërua tre ditë pasi forcat speciale RENEA zbarkuan në lagjen ku banon për të kryer kontrolle.
Shoqërimi i tij vjen 3 ditë pasi SPAK ushtroi kontroll në banesën e tij ndërsa firmosi masën e arrestit me burg për Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, të akuzuar si pjesëtarë të grupit të Bajrit në kuadër të hetimeve për përplasjen me armë të ndodhur në Rranxë të Bushatit më 23 Gusht 2024, ku u godit me armë autmojeti i blinduar “Audi A8”, me të cilin udhëtonin dy të rinjtë.