Durrës. Shkoi për të marr automjetin në port, arrestohet 52 vjeçcari.

Një 52-vjeçar i dënuar për tentativë vrasje dhe grabitje, është arrestuar nga Policia në Durrës. Në pranga ka rënë personi me iniciale, P.D i cili sipas policisë do futej në Portin e Durrësit me qëllim tërheqjen e një automjeti të dërguar nga jashtë shtetit nga të afërm të tij.
52-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në korrik të vitit të kaluar. Policia sqaron se ai është dënuar nga gjykata italiane me 14 vjet e 10 muaj burg (mbetur për te kryer 13 vjet e 9 muaj burg) për veprat penale “Tentativë vrasje” ” Grabitje” ” Kanosje” ” Vjedhje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”